Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Horoskopi 6 prill 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

schedule07:15 - 6 Prill, 2026

schedule 07:15 - 6 Prill, 2026

Dashi

Gjatë kësaj dite do tregoheni të duruar dhe mjaft të matur në çdo veprim. Organizimi nuk do ju mungojë në asnjë moment dhe kjo do ju ndihmojë të menaxhoni gjithçka me qetësi. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e mbushur me emocione të bukura. Do shprehni pa rezerva gjithçka që ndjeni dhe kjo do forcojë lidhjen me partnerin. Ju beqarët, nga ana tjetër, mund të tregoheni pak të nxituar dhe jo gjithmonë logjikë në vendimet që merrni, ndaj ekziston rreziku i disa pendesave të shpejta. Në punë do ju duhet më shumë kohë për të arritur objektivat, por për fat të mirë do hasni mirëkuptimin e eprorëve dhe nuk do ndiheni të stresuar. Financat do jenë në një gjendje shumë të favorshme, duke ju dhënë mundësinë të bëni investime të menduara më parë.

Demi

Sot do ndjeni nevojën të analizoni çdo situatë përpara se të veproni dhe kjo qasje do ju mbrojë nga gabimet. Në jetën në çift do shtoni fantazinë dhe kreativitetin, duke e bërë marrëdhënien më të gjallë dhe më entuziaste. Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Ju beqarët do ndiheni më të lirë për të shprehur interesin ndaj dikujt dhe gjasat janë që të arrini atë që synoni. Në punë mund të bëni disa gabime të vogla në fillim të ditës, por më pas gjithçka do stabilizohet dhe planet do ecin sipas parashikimeve. Financat do jenë të menaxhuara mirë dhe kjo do ju japë një ndjenjë sigurie.



Binjakët

Durimi do jetë çelësi i suksesit gjatë kësaj dite. Nëse vazhdoni me këtë ritëm, rezultatet nuk do mungojnë. Në jetën sentimentale, nëse ndjeni një ftohje me partnerin, sot është momenti për të reflektuar dhe për të vepruar. Shprehja e ndjenjave do bëjë diferencën. Ju beqarët do përjetoni një ditë të këndshme, me njohje të reja dhe emocione që do ju rikthejnë entuziazmin. Në punë mund të ndiheni disi të çorganizuar, megjithatë do ju ofrohet një mundësi e re profesionale. Mos nxitoni në përgjigje; vlerësojeni me kujdes. Financat nuk do jenë në ditën më të mirë, ndaj kërkohet kujdes i shtuar në shpenzime.

Gaforrja

Sot do ndiheni sikur gjërat po ndodhin pikërisht ashtu siç i keni dëshiruar. Një ndjenjë optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Në jetën në çift, ndikimi i Merkurit do sjellë përmirësime të ndjeshme. Do kërkoni falje për gabimet e së kaluarës dhe do riktheni harmoninë. Ju beqarët do keni fat në dashuri dhe mund të filloni një lidhje të qëndrueshme që premton shumë për të ardhmen. Në punë do përballeni me sfida të reja, por me përkushtim dhe këmbëngulje do arrini objektivat që keni vendosur. Financat do përmirësohen ndjeshëm dhe do mund të kurseni diçka për të ardhmen.

Luani

Kjo ditë do ju vendosë përballë vendimeve të rëndësishme që mund të ndikojnë në drejtimin e jetës suaj. Në jetën në çift, mëngjesi do jetë i qetë, por pasditja mund të sjellë tensione. Disa zbulime mund të shkaktojnë debate të forta, ndaj kërkohet maturi në reagime. Ju beqarët duhet të tregoheni të duruar, pasi dita nuk është e favorshme për fillime të reja në dashuri. Në punë do hasni sfida serioze që kërkojnë përgatitje dhe vendosmëri. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur është e nevojshme. Financat do jenë në një fazë të mirë dhe kjo do ju japë një ndjenjë sigurie.

Virgjëresha

Komunikimi do jetë pika më e dobët gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë keqkuptime të vazhdueshme. Në jetën në çift, situata do jetë e trazuar. Debatet mund të jenë të forta dhe në disa raste mund të mendoni edhe për një distancim të përkohshëm. Asnjëri nuk do jetë i gatshëm të lëshojë terren. Ju beqarët do ndiheni mirë me statusin aktual dhe nuk do kërkoni ndryshime. Në punë padurimi mund t’ju çojë drejt gabimeve. Mungesa e mbështetjes nga planetët do reflektohet në tensione me kolegët. Financat, nga ana tjetër, do jenë të favorshme falë ndikimit të Marsit dhe do arrini të menaxhoni si kursimet, ashtu edhe shpenzimet.

Peshorja

Kjo ditë premton të jetë mjaft e këndshme për ju dhe do ndiheni më të lehtësuar emocionalisht. Për ju që jeni në një lidhje, klima yjore do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Do arrini të kuptoheni për gjithçka me partnerin dhe buzëqeshja nuk do ju mungojë në asnjë moment. Ju beqarët, megjithatë, do përballeni vetëm me mundësi për flirte kalimtare, pa perspektivë për diçka më serioze. Në punë do hasni vështirësi për t’u përqendruar dhe kjo mund të ndikojë në përfundimin e detyrave. Kritikat nga shefat nuk do mungojnë dhe kjo mund t’ju ulë disi moralin. Në planin financiar situata paraqitet e tensionuar, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta stabilizuar

Akrepi

Sot është momenti i duhur për të lënë pas të shkuarën dhe për të parë përpara. Megjithatë, ndikimi i Hënës dhe Saturnit mund të sjellë emocione të forta dhe jo gjithmonë pozitive. Në jetën në çift, tensionet do jenë të shumta dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Nervozizmi dhe mërzia mund të dominojnë pjesën më të madhe të ditës. Ju beqarët do preferoni të mos nxitoni dhe do kënaqeni me takime interesante, pa kërkuar angazhim të menjëhershëm. Në punë gjërat do jenë të ndërlikuara dhe shpesh do ndiheni të hutuar për drejtimin që duhet të merrni. Financat, për fat të mirë, do përmirësohen ndjeshëm dhe do ju japin hapësirë për investime.

Shigjetari

Jeta sociale do jetë e gjallë dhe mbështetja nga të tjerët do ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja. Në jetën në çift, ata që kanë pasur harmoni do vazhdojnë në të njëjtën linjë. Ndërsa ata që kanë kohë që përballen me probleme, mund të marrin vendime të rëndësishme, madje edhe për një ndarje përfundimtare. Ju beqarët do tregoheni shumë kërkues dhe kjo mund t’ju pengojë të hidhni hapa konkretë në dashuri. Në punë ambicia do jetë e lartë dhe bashkëpunimi me kolegët do sjellë rezultate të mira. Megjithatë, çdo propozim duhet analizuar me kujdes përpara se të pranoni.
Financat nuk do jenë perfekte, ndaj shmangni marrjen e borxheve dhe përpiquni të menaxhoni me atë që keni.

Bricjapi

Kjo ditë mund të sjellë pengesa dhe pasiguri, duke ju bërë të ndiheni herë pas here të paqëndrueshëm. Në jetën në çift do ketë ulje-ngritje. Herë do ndiheni mirë, herë do përfshiheni në debate për shkak të humorit të luhatshëm. Ju beqarët do vazhdoni kërkimin për personin e duhur, por pa garanci për sukses të menjëhershëm. Në punë, pavarësisht vështirësive, do tregoheni kreativë dhe praktikë. Idetë do jenë të qarta dhe do guxoni të ndërmerrni hapa të rëndësishëm. Financat kërkojnë kujdes maksimal, pasi vendimet e nxituara mund të sjellin pasoja të padëshiruara.

Ujori

Sot do ju duhet më shumë durim për të arritur objektivat. Nxitimi dhe reagimet impulsive nuk do ju çojnë në drejtimin e duhur. Në jetën në çift do tregoheni të përkushtuar dhe do përjetoni momente shumë të bukura me partnerin. Harmonia do jetë e dukshme dhe mund të zgjojë edhe zili tek të tjerët. Ju beqarët do keni mundësi të njihni persona interesantë dhe me potencial për diçka më serioze. Në punë mungesa e organizimit mund t’ju vendosë në situata të vështira. Disa kolegë mund të përfitojnë nga kjo, ndaj tregohuni më të kujdesshëm. Financat do përmirësohen falë menaxhimit më të mirë dhe disiplinës që do tregoni.

Peshqit

Kjo ditë nuk do ecë sipas pritshmërive tuaja dhe në disa momente mund të ndiheni të zhgënjyer. Ndjenja e pasigurisë mund të jetë e pranishme. Në jetën në çift do ketë konflikte dhe debate të forta. Vështirësia për të gjetur gjuhën e përbashkët mund të sjellë tensione të vazhdueshme. Ju beqarët, në të kundërt, do përjetoni një fillim të ri në dashuri, një histori që mund të duket si e dalë nga një roman. Në punë do hasni kundërshtime si nga shefat, ashtu edhe nga kolegët, gjë që mund t’ju rëndojë emocionalisht. Financat do përmirësohen ndjeshëm dhe kjo do ju japë një ndjenjë më të madhe sigurie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!