Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pashka, mesazhe shprese/ Besimtarët në të gjithë vendin luten për më shumë mbarësi

schedule13:14 - 5 Prill, 2026

schedule 13:14 - 5 Prill, 2026

Besimtarët katolikë në Shkodër dhe Lezhë kanë kremtuar festën e Pashkëve, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Në Shkodër, Mesha e Vigjiljes së Ringjalljes u mbajt në Katedralen e qytetit dhe u celebrua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine. Në një atmosferë solemniteti dhe përkushtimi, besimtarët morën pjesë në këtë ceremoni të shenjtë që shënon kalimin nga errësira në dritë.

Gjatë meshës u kryen edhe sakramentet e pagëzimit dhe krezmimit, të njohura si konfirmimi në besim, për disa besimtarë. Në fjalën e tij, Imzot Peragine theksoi se këto sakramente përfaqësojnë një moment të rëndësishëm shpirtëror, përmes të cilit besimtarët forcojnë lidhjen e tyre me Krishtin e ringjallur.



Ndërkohë, edhe në Lezhë, besimtarë të shumtë kremtuan mesnatën e së shtunës në Katedralen e Shën Nikollit, ku u mbajt Mesha e Shenjtë e Pashkëve.

Me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës hyjnore dhe shpresës, besimtarët përjetuan me solemnitet këtë natë të veçantë, të shoqëruar me lutje dhe reflektim shpirtëror.

Kremtimet e Pashkës vijojnë edhe gjatë ditës së dielës me aktivitete fetare, duke përcjellë mesazhin e ringjalljes, shpresës dhe unitetit në komunitet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!