Besimtarët katolikë të të gjitha moshave janë mbledhur për të kremtuar vigjiljen e Pashkës së Madhe. Pak pas orës 22:00 në katedralen “Shën Pali” në kryeqytet, nisi mesha e ringjalljes së Krishtit.
Në kujtim të birit të Zotit, i cili për 40 ditë qëndroi pa ngrënë e pa pirë, besimtarët po kaq ditë kufizohen në ngrënien e disa ushqimeve duke respektuar atë që njihet si Kreshmë.
Paralelisht, edhe në Vatikan, shtëpinë e katolicizmit, Papa Leone XIV po mban meshën. Për festën e Pashkës, besimtarët ndjekin meshën e së dielës, e cila nis në orën 10:00.
Ata shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, e më pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar. Gjithashtu, ditën e diel, familjet mblidhen bashkë rreth tryezës për të festuar.
Dita e Pashkëve konsiderohet në familjet e besimtarëve edhe si ditë e anashkalimit të mërive dhe faljes. / abcnews.al /


