Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

  • Faji i Sali Berishës që keqperdor interesin e Gjermanisë për Shqipërinë 76%
  • ⁠Faji i Jorida Tabakut që gënjen 24%
Loading ... Loading ...
 

Rama: Në BE. Përballë vetmia e Berishës/ Kryeministri në terren me socialistët, Berisha vetëm në seli

schedule15:03 - 4 Prill, 2026

schedule 15:03 - 4 Prill, 2026

Rama në terren me socialistët, Berisha i vetëm në selinë e demokratëve. Të dy në kahe të kunderta. Kryesocialisti ka filluar punën për të fituar bindshëm zgjedhjet lokale, me prioritet Tiranën. Ndonëse në krah mban Ogerta Manastirliun, pas shpalljes se kandidaturës nga Erion Braçe, Rama flet për fitore, por nuk u tregon socialisteve kush do të jetë kandidati fitues.

“PS ka kapacitet të bëjë më mirë, të fitoje më shumë. Koha ka treguar se s’ka asnjë vend, qendër votimi të cilën PS nuk e fiton dot. Por ka qendra votimi ku nuk fiton se nuk organizohemi mire. Rezultatet që nuk arrijmë, sepse nuk bëjmë punën aq sa duhet”, tha ai.

Kurse Berisha mbetet pas. Thotë se do të filloje punën pasi te rizgjidhet kryetar. Doktori nuk konfirmon me të pavarurin e Syrit, aktorin Florian Binajn si kandidat. Pasi Ilir Alimehmeti ka shpallur dëshirën, Berisha ka ndryshuar mendje.



“PD do u ofrojë qytetarët, kandidaturën më të shkëlqyer. Do bëjë gjithçka për një fron të gjerë me opozitën. “

Në orbita të ndryshme edhe për integrimin europian. Për Berishën, s’ka nevoje për nxitim. Opozitës i mjafton Shqipëria kështu siç është, pa BE.

“I them se ne jemi për integrim, por Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter veç atij gjeostrategjik. E kemi thënë me kohë, dhe po faktohet. Ju siguroj, se me Edi Ramën, integrim nuk ka.”, shtoi ai.

Rama u konfirmoi socialisteve se PS është e vetme në këtë rrugëtim për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda 2030. Dhe duhet nxituar.

“Ky është kati i parë, të mbyllesh hesapet. Brukseli e zyrat që merren me reformat. Në kat të dytë, janë vendet anëtare. 27 vende. Kati i dytë është konsensus. Po tha një vend nuk dua, nuk bëhet. Jo vetëm për ne, për çdo gjë nuk bëhet.  Tani është ndryshe, se kati i dytë thotë duam Shqipërinë në BE.  Jemi vetëm në këtë betejë. Jemi më të mëdhenj, jemi shumica, sepse gjithë të tjerët jashtë PS, janë kundër nesh. Kaq të verbër, sa ngatërrojnë kundërshtinë me ne, me interesin kombëtar”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!