Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vodhën kasafortën në një banesë në Tiranë, 2 të arrestuar! Zbulohet ambienti ku modifikonin çelësa

schedule13:40 - 4 Prill, 2026

schedule 13:40 - 4 Prill, 2026

TIRANË- Finalizohet operacioni i koduar “Access”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për vjedhje në banesa.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit 45 vjeç dhe 48 vjeç, banues në Tiranë, menjëherë pasi kishin vjedhur një kasafortë me sende me vlerë në një banesë në rrugën “Zihni Sako”.

Brenda kasafortës ndodhej edhe një armë zjarri me municion, e poseduar me leje nga pronari i banesës.



Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe një ambient të kamufluar si biznes, ku njëri prej të arrestuarve dyshohet se modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas dyshohet të kenë kryer vjedhje të tjera në Durrës dhe në zonën e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet, me vlerë totale rreth 30 mijë euro.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!