Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria ka rritur rrogat, paguan për vjetërsi në punë”/ Rama: Jemi vetëm në rrugëtimin europian, të tjerët ngatërrojnë interesin kombëtar

schedule13:35 - 4 Prill, 2026

schedule 13:35 - 4 Prill, 2026

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se anëtarësi në BE është një mundësi historike.

Gjithashtu theksoi se vendi ka pasur një rritje ekonomike, duke shtuar se në këtë mënyrë janë rritur edhe rroga dhe se gjithashtu qeveria ka nisur të paguar për vjetërsi në punë.

Megjithatë një kritikë kryeministri e ka bërë edhe për kundërshtarët duke thënë se janë të verbër dhe se nuk e duan integrimin e vendit.



“Sot të gjitha vendet thonë se duam ta marrim Shqipërinë në BE. Por na duhet të kuptojmë se jemi vetëm në këtë betejë, kemi më të mëdhenj, jem shumica por vetëm. Se të tjerët janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne me interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët të vendit, e të fëmijëve tanë e të atyre që të shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE.”, tha Rama, duke shtuar: “Kemi fituar respekt, besim e kemi vënë Shqipërinë në një tjetër pozicion dhe në të njëjtën kohë kemi rritur ekonominë. Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!