Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Thonë është rritur korrupsioni’, gënjeshtër. E refuzoj me neveri”/ Rama: Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj

schedule13:22 - 4 Prill, 2026

schedule 13:22 - 4 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në njësinë 12 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ka pasur një rritje ekonomikë, ndërsa shtoi se gjithashtu ka pasur edhe rritje të investimeve të huaja apo edhe të turizmit.

Megjithatë një kritikë kryeministri e ka bërë edhe për kundërshtarët duke thënë se janë të verbër dhe se nuk e duan integrimin e vendit.



“Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj, asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë. Por duhet të kuptojmë që jemi vetëm në këtë betejë. Sepse gjithë të tjerët që nuk janë anëtarë apo mbështetës të PS janë kundër nesh. Janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë interesin kombëtar dhe të shfrytëzojmë këtë moment historik për rrugën në BE. Kemi fituar respekt, besim e kemi vënë Shqipërinë në një tjetër pozicion dhe në të njëjtën kohë kemi rritur ekonominë. Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia, nuk do rritej pensioni, dhe unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk dinë të thonë asgjë tjetër vetëm vjedhje vjedhje, sepse po të ishte kështu nuk do ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!