Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër/ Ndalohet 17-vjeçari, ishte në kërkim për abuzim seksual me një 10-vjeçar

schedule11:31 - 4 Prill, 2026

schedule 11:31 - 4 Prill, 2026

Policia e Gjirokastrës njofton se është ndaluar 17-vjeçari që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për abuzim seksual me një 10-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, 9 dhe 10 vjeç.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.



Njoftimi i policisë;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër:

-ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç,  dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së;

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!