Papa Leoni XIV është bërë Papa i parë në dekada që mbajti kryqin gjatë gjithë ceremonisë “E Premtja e Madhe” në Koloseun në Romë.
Nën dritën e pishtarëve dhe i shoqëruar nga rreth 30 mijë besimtarë, Papa Leoni XIV mbajti kryqin prej druri përgjatë të gjitha 14 stacioneve të “Via Crucis”, ose “Rrugës së Kryqit,” një ritual tradicional që përkujton vuajtjet e Jezu Krishti.
Ceremonia u zhvillua në Koloseun e lashtë romak, një vend historik që konsiderohet simbol i martirizimit të shumë të krishterëve të hershëm.
Ndryshe nga kjo praktikë, Papa Benedikti XVI dhe Gjon Pali II e mbanin kryqin vetëm gjatë stacionit të parë dhe të fundit të ceremonisë. Ndërsa Papa Françesku, vitet e fundit, e ka ndjekur “Via Crucis” nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore.
Ky gjest i Papa Leonit XIV shihet si një rikthim simbolik i një tradite më të plotë dhe një shenjë përkushtimi fizik dhe shpirtëror gjatë një prej riteve më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.


