TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim me 30 për Elda Hotin. Ndërsa për Flamur Nokën, PS kërkon përjashtim me 60 ditë nga Kuvendi. Kjo kërkesë vjen pas debateve e tensioneve që shoqëruar punimet në Kuvend në seancën e mbajtur një ditë më parë.
Gjatë seancës, opozitës përsëriti skenarin e saj të dhunës, fyerjeve dhe kaosit.
Noka u raportua se ka hedhur shishe uji në drejtim të Taulant Ballës, ndërsa Hoti, është përfshirë në një tjetër incident, kur gjatë seancës së djeshme tentoi të ndërpriste fjalën e deputetes Bora Muzhaqi duke i hequr kartën nga pajisja.
/abcnews.al/


