Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Veliaj në gjykatën administrative, kërkon largimin e Prokurorit Dado nga procesi i tij

schedule13:09 - 3 Prill, 2026

schedule 13:09 - 3 Prill, 2026

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative.

Siç shihet edhe nga pamjet e filmuara nga ABC NEWs, Veliaj ka qenë i shoqëruar nga forca të shumta policie, ndërsa zbret me pranga në duar nga furgoni i policisë.

Veliaj ka kërkuar largimin e Prokurorit Dado nga procesi i tij.



Kryebashkiaku pretendon se emërimi i Prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025. Ndaj kryebashkiakut janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Për rastet e dyshuara të korrupsionit, Prokuroria e Posaçme thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!