Arrestimi i një shqiptari në korrik të 2019 ka çuar në zbulimin e një grupi trafikantësh droge, në bregdetin e Pesaros në Itali.
20-vjeçari u kap me rreth 100 gram kokainë dhe me një shumë parash prej 7,000 euro, që besohet se ishin të ardhurat e trafikut të paligjshëm.
Në periudhën në vijim, hetimet vijuan dhe u arrit në gjurmimin e dy të rinjve, përkatësisht një azilkërkues gambian 21 vjeç dhe një italian 18 vjeç, që dyshohet se ishin të përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të drogës.
Të dy të rinjtë ishin subjekt i një monitorimi të kujdesshëm, në mënyrë që të identifikojnë zinxhirin e furnizimit të drogës në zonën ujore të Pesaro-s.
Ata u monitoruan për disa kohë që të bëhej zbulimi i plotë i organizatës së drogës, që operonte në zonën e bregdetit Pesaros. Kështu u arrit të zbulohej se dy të rinjtë në fjalë furnizuan me hashash dhe kokainë shumë bashkëmoshatarë, që rrinin në ambiente të ndryshme të Viale Trieste.
Hetimet bënë të mundur rindërtimin e skemës së si operonte rrjeti drogës. Në këtë skemë trafiku ishte e përfshirë edhe e dashura 30-vjeçare e italianit, një maroken nga 22 vjeç, një 37 vjeçar, punëtor.
Gjithashtu një 41-vjeçar nga zona e Vallefoglia, punëtor, që besohej të ishte bashkëpunëtori më i besuar i 37-vjeçarit të lartpërmendur, një 36-vjeçar gjithashtu me origjinë Campania me banim në Montelabbate, që besohet se ishte subjekti me kalibër më të madh për furnizimin e kokainës, partnerja e tij 32 vjeçare dhe dy “shpërndarës” 39 dhe 43 vjeç.
Kontrollet e shumta të kryera nga ekipi Pesaro çuan në sekuestrimin, në total, mbi 250 gram kokainë dhe rreth 200 gram hashash. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë, nën akuzën e kryerjes së veprës penale mbajtja e lëndës narkotike dhe trafikimi i saj 41-vjeçari nga Vallefoglia, 36-vjeçari nga Campania, me banim në Montelabbate dhe 43-vjeçari nga Pesaro.
Të gjithë personat e tjerë të përfshirë iu dha masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Gjatë këtij hetimi u identifikuan rreth 50 përdorues të rinj të drogës./abcnews.al