Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Skenari i Shkodrës do përsëritej në 2-3 qytete të tjera”/ Bejko: S’ia fal Berishës…35 vjet ka pasur mundësi ta zbardhte

schedule21:04 - 2 Prill, 2026

schedule 21:04 - 2 Prill, 2026

Analisti Ronald Bejko tha se ngjarjet e pahetuara krijojnë precedentë të rrezikshëm, duke shtuar se historia shpesh përsëritet në mënyrë ciklike.

Bejko u ndal tek ngjarja e Shkodrës, të 2 prillit të 35 viteve më parë, duke pretenduar se skenarë të dhunshëm kanë qenë të planifikuar dhe të zbatueshëm në disa qytete të vendit. Teksa shtoi se Berisha në këto 35 vjet ka pasur mundësi për ta zbuluar ngjarjen.

“Ngjarjet që nuk hetohen krijojnë precedentë. Historia lëviz në mënyrë ciklike. U deliun për votën e lirë, ndërkohë masakra për votën e lirë u bë në vitin 2026. Ujku plak i di këto metoda. Unë kam organizuar në mënyrë personale, studentët e Gjirokastrës. Skenari i Gjirokastër ka qenë e planifikuar dhe do të përdorej në dy-tre qytete të tjera. Skenari i Shkodrës do të përdorej në 2-3 qytete.



Tani do ta bënin heronjtë e Enverit, apo opozita që të kishte viktimat e saj dhe të luante kartën e fortë kundër regjimit, për të bërë sensibilizimin ndërkombëtar.  Ne vërtet ruheshim nga ata që kishim përballë, por edhe të ruheshim pas shpine. Ajo që unë nuk i fal do Sali Berishës është kjo, që në 35 vjet ka pasur mundësi ta zbardhte këtë vrasje, si dhe vrasjen e Azem Hajdarit që nuk mori përgjigje”, tha Bejko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!