Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra e 2 prillit/ Yzeiraj: ‘E djathta’ i diktoi drejtësisë versionin e saj, nuk e la të lirë

schedule20:53 - 2 Prill, 2026

schedule 20:53 - 2 Prill, 2026

Ish-ministri i Brendshëm, Bajram Yzeiraj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News tha se viktimat e masakrës së 2 prillit nuk janë qëlluar nga armët e Policisë, por nga persona të tjerë. Sipas tij, e djathta nuk ëhstë  e interesuar të zbulojë këtë ngjarje të rëndë pasi e e diktoi drejtësinë tek varianti i saj dhe nuk e lë të lirë.

“ Nga ekspertizat e bëra janë përjashtuar armët e policisë dhe të oficerëve. Është e vërtetë që policia ka qëlluar, por lartësia e punonjësve dhe qytetarëve, nëse do të kishte ardhur një viktimë, do të ishte në rreshtin e parë të turmës. Viktimat kanë qenë një këtu e një andej, në mes të turmës. Nuk janë armët e policisë ato që kanë shkaktuar vdekjen, por është qëlluar me armë nga persona të tjerë. Policia nuk kishte mundur të kapte të gjitha lartësitë dhe i ka përdorur dikush tjetër lartësitë për të seleksionuar; katër djemtë shkodranë sikur janë zgjedhur me kokërr.

Arben Brocin e kam njohur nga afër dhe kjo që u bë më 2 prill në Shkodër ka qenë e ideuar; kishim të dhëna, si ish-drejtues i policisë së Tiranës, që do veprohej. Në Shkodër s’kishin arsye, se ishin 19 me 3 dhe e majta nuk kishte ndikim. Atje ishin kushte më të mira për të vepruar. Pse e djathta nuk është e interesuar ta zbulojë? Sepse e diktoi drejtësinë tek varianti i saj dhe nuk e lë të lirë.



Disa vite më vonë, dikush nga të dënuarit i jep informacion se “ju jeni dënuar kot, se këtë e kanë bërë dy të dyshuar, njerëz të paguar që janë marrë me këtë punë”. Ky e transmetoi këtë informacion dhe Prokuroria e Tiranës e ka ndjekur në mënyrë jo profesionale; ka dalë informacioni dhe prokuroria nuk duhet ta kishte ndjekur në atë mënyrë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!