Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2 prilli/ “Të interesuar për masakrën, Berisha dhe PD”, Beqiri: Ndihmoi edhe ‘dora serbe’, plumbat nuk dolën nga armët e policisë

schedule20:45 - 2 Prill, 2026

schedule 20:45 - 2 Prill, 2026

Një nga ngjarjet më të debatueshme të historisë së tranzicionit shqiptar, ajo e 2 prillit 1991 në Shkodër, rikthehet sërish në vëmendje pas 35 vitesh.

Avokati Idajet Beqiri tha për Real Story se të interesuarit për masakrën e 2 prillit ishin vetëm Berisha dhe PD. Beqiri shtoi më tej se tek trupat e viktimave dhe të plagosurve nuk u gjet asnjë plumb nga armët e policisë. Sipas tij, ndihmuan edhe serbët dhe se organizatorët e 2 prillit nuk janë më në jetë përveç Berishës.

“Të interesuar për t’u bërë ajo masakër ishte në interes të Berishës dhe PD-së. Ai nuk mund ta bënte dot vetëm; ishte edhe dora e Serbisë, me specialistë të jashtëzakonshëm, dhe ka prova të forta.



Kur erdhi puna te ekspertimi i armëve, nuk u gjet asnjë plumb në trupat e të vrarëve. U krye ekspertizë edhe për të plagosurit dhe asnjë nuk rezultoi nga armët e policisë. Kjo ishte vepër e pesë personave, ndërsa nga organizatorët e 2 prillit sot nuk janë më në jetë Azem Hajdari, Ali Spahiu dhe Pjetër Arbnori; vetëm Saliu është gjallë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!