Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi, për herë të parë shqiptarëve po u buzëqesh fati”/ Rama: Disa të paudhë dëmtojnë imazhin e vendit

schedule16:58 - 2 Prill, 2026

schedule 16:58 - 2 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se për herë të parë, shqiptarëve po u buzëqesh fati lidhur me integrimin në Bashkimin Europian.

Në një takim me Asamblenë e PS në njësinë 14, Rama u shpreh se është hapur një derë dhe nuk duhet lënë kjo mundësi, teksa shtoi se të gjithë fuqitë e mëdha janë në mbështetje të vendit tonë.

Rama shtoi se disa të paudhë shkojnë në Bruksel dhe dëmtojnë imazhin e vendit.



“Nuk e dija që kishin shumë të drejtë, por dhe e dija që nuk e rrisnim dot. Gjithmonë thoja do vijë dita kur të kemi mundësi. Nuk mund të bëjmë aventurë, piramidë. Arritëm në ditën kur mund ta bënim rritjen. Ne kemi, na janë rritur mundësitë, sepse është rritur ekonomia. Atyre që s’u del e keqja që ne vazhdojmë fitojmë, thonë është rritur korrupsioni. Nuk do rritej ekonomia po të ishte rritur korrupsioni. Unë mendoj që potenciali më i madh i pashfrytëzuar janë gratë. 33 përqind gra janë shumë pak. Është me shumë rëndësi, e konsideroj çdo asamble orkestër drejtuese të çdo territori. Për mua, është shumë e rëndësishme që çdo kryetar organizate të jetë i vetëdijshëm, për çështje jashtë personales. Duhet ta keni parasysh në çfarë kohësh jetojmë sot. Është hera e parë që shqiptarëve u buzëqesh fati, të gjitha fuqitë e mëdha, shqiptarët i kanë me vete. Asnjëherë nuk kemi pasur kaq konkrete mundësi për t’u bërë pjesë klubit europian. Është derë që mund të mbyllet dhe nuk mund të humbet për asgjë në botë. Luftë politike ka edhe në shumë vende të tjera, nuk ia kanë bërë maqedonasit maqedonasve këtë punë. Por ne kësaj nuk kemi çfarë i bëjnë disa të paudhëve, se nuk e kanë idenë, po tentojnë të dëmtojnë, fatin që shqiptarëve po u buzëqesh. E kundërta është gjëja më dramatike, që ne mos t’ia dalim dot.

Nëse je anëtar i BE, je vendas në çdo derë në çdo ambulancë, spital. Do nxjerrësh pasaportën, je vendas. Kjo vlen për të gjitha. Ajo që i vjen Shqipërisë, është e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Financimet shumëfishohen. Kur hyn një anëtar i ri, e gjithë shtëpia i jep mundësi të rregullohet me punë, me të gjitha. Mbështeten me para, programe, që të forcohen. Kjo është gjë e jashtëzakonshme. Vetëm atje, fati i secilit është i lidhurme veten e vet dhe të drejtat e liritë janë të garantuara nga institucionet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!