Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje SHBA dhe Izraelit të ndalojnë luftën

schedule16:29 - 2 Prill, 2026

schedule 16:29 - 2 Prill, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës dhe ndërprerje të armiqësive nga të gjitha palët.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në të gjithë globin”, tha ai.

Ai përmendi rritjen e kostove, duke thënë se njerëzit tashmë po vuajnë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.



“Kur ​​Ngushtica e Hormuzit është e bllokuar, më të varfrit dhe më të prekshmit në botë nuk mund të marrin frymë”, theksoi Guterres.

Ai bën thirrje që mosmarrëveshjet të zgjidhen “në mënyrë paqësore” dhe thotë se infrastruktura civile “përfshirë instalimet bërthamore” duhet të “respektohet dhe mbrohet”.

Mesazhi im është i qartë, për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, është koha e duhur për të ndaluar luftën që po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe tashmë po shkakton pasoja shkatërruese ekonomike. Për Iranin, që të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të tyre”, deklaroi shefi i OKB-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!