Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Wemby” vazhdon të sundojë/ NBA, basketbollisti francez shkëlqen sërish në një fitore

schedule12:57 - 2 Prill, 2026

schedule 12:57 - 2 Prill, 2026

Nuk është ende në vend të parë, por ecuria është e frikshme. Viktor Wembaniama po kthehet në një nga yjet kryesore të NBA-së dhe paraqitja e tij në duelin ndaj ish-kampionëve ishte madhështore.

Francezi 22-vjeçar pati një dabëll dabëll përballë Golden Stejtit, duke shënuar 41 pikë e duke kapur 18 topa në tabela. Suksesi jashtë fushe ishte 127-113, mjaft I rëndësishëm ndonëse “Luftëtarët” nuk patën yllin kryesor, Stef Kërri, që ende nuk është kthyer plotësisht nga dëmtimi.

Kjo ishte fitorja e 10-të e San Antonios në sezonin e rregullt, që mban vendin e dytë në renditjen e Konferencës Perëndimore, duke lënë prapa Lejkërsat dhe Denverin.



Pikërisht Denveri I ka shkaktuar Spërsave humbjen e fundit në 13 mars. Ndaj Golden Stejtit, Uembi pati edhe 3 asistë dhe 3 bllokime topi, duke marrë vlerësimin 16.

San Antonio ka 58 fitore e 18 humbje, vetëm dy humbje më shumë sesa Oklahoma kampione që kryeson, ndërsa rivalët e tjerë kanë mbetur prapa. Uembanijama, me shtatlartësi 2.24 metra ka ndikim në ekip me koeficientin 31.4, duke qenë I katërti me më shumë ndikim pas yjeve si Jokic, Doncic dhe Shaj Gilgës Aleksandër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!