Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ernest Muçi është gati/ Trabzonspor i lumtur sepse ylli shqiptar mund të luajë në derbi

schedule12:36 - 2 Prill, 2026

schedule 12:36 - 2 Prill, 2026

Shqetësimi për të ishte vërtet i madh. Ernest Muçi luajti vetëm pak minuta për kombëtaren shqiptare në duelin ndaj Polonisë në plej ofin e Kupës së Botës, ndërsa dëmtimi I tij vuri në dyshim pjesëmarrjen në derbin e fundjavës në Turqi.

Gjithsesi, lajmet nga vendi euroaziatik janë të mira.

E përditshmja “Fanatik” informon se Muçi tashmë është gati, pasi e kaloi lëndimin dhe pasi punoi disa kohë në mënyrë të diferencuar.



Ai është përfshirë në seancat stërvitore të Trabzonsporit, ndërsa afron e shtuna e ndeshjes për titull me Gallatasarajin.

Prania e shqiptarit në fushë padyshim që e ndihmon ekipin e tij për të pretenduar fitoren, e cila është e domosdoshme në një garë të ashpër për trofeun.

Nuk dihet nëse lojtari ofensiv shqiptar do të jetë në formën e duhur për të dhënë maksimumin në sfidën më të vështirë të mundshme të Superligës turke.

Vlen të theksohet se ka 5 ndeshje radhazi në elitë që Muçi nuk po shënon, dhe 4 që nuk po jep asist, ndonëse kontributi I tij në fushën e lojës ka qenë gjithmonë I rëndësishëm.

Trabzonspor mban vendin e tretë në kampionat me 60 pikë, po aq sa Fenerbahçe dhe 3 pikë më pak sesa Gallatasaraj që kryeson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!