Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec në Korçë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Dyshimet nga grupi hetimor janë që i moshuari është goditur me send të fortë.
Ende po bëhet këqyrja paraprake ndërsa më e detajuar do të bëhet në morgun e spitalit të Korçës.


