Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë. Antiterroi ka intensifikuar planin e masave, kjo vjen një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.
Përfqësues të Njësisë Antiterror kanë zhvilluar takime në ambasadën amerikane, pas deklaratës së një dite më parë. Mësohet se ka një rritje të masave dhe të vlerësimit të situatës. Prezenca e agjentëve do të shtohen në Rinas dhe cdo pikë doganore, ku në bashkëpunim me SHISH do të merret informacion për persiona me prirje terroriste. Në kuadër të masave nga policia është vlerësuar gjithadhtu të ketë shtim të forcave në terren.
Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se Shqipëria mund të jetë objektiv i sulmeve të grupeve të lidhura me Iranin. Ambasada u kërkoi qytetarëve amerikanë që të shtojnë vigjilencën, pasi kërcënimet e mundshme mund të shënjestrojnë anëtarë të opozitës iraniane që ndodhen në territorin shqiptar, si dhe vende të tjera të frekuentuara nga publiku.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, – thuhej në postimin e ambasadës./abcnews.al


