Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por ‘bota nuk është e duruar’

schedule10:22 - 2 Prill, 2026

schedule 10:22 - 2 Prill, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të sekuestruar naftën e Iranit, por nga ana tjetër shprehu dyshime nëse opinioni publik amerikan do të mbështeste një veprim të tillë.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpia e Bardhë, Trump tha se një operacion i tillë do të ishte “i lehtë” për SHBA-të, por theksoi se mungesa e durimit nga ana e qytetarëve mund të ndikojë në vendimmarrje.

“Në mund t’ua marrim naftën. Por, e dini, nuk jam i sigurt nëse njerëzit në vendin tonë kanë durimin për ta bërë këtë… ata duan ta shohin të marrë fund,” u shpreh ai.



Komentet e presidentit vijnë në një moment tensionesh të larta lidhur me konfliktin në rajon dhe sugjerojnë rritjen e presionit politik të brendshëm për t’i dhënë fund luftës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!