Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmi i Ambasadës së SHBA për sulme nga Irani, Ministri i Mbrojtjes: Procedurë normale, nuk ka vend për shqetësim

schedule10:18 - 2 Prill, 2026

schedule 10:18 - 2 Prill, 2026

Për ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi nuk ka asnjë vend për panik apo shqetësim pas alarmit të dhënë një ditë më parë nga ambasada e SHBA për sulme të mundshme nga Irani në vendin tonë. Në një prononcim për mediat, Nufi tha se njoftimi është shpërndarë për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë Europën.

“Besoj që nuk ka vend për shqetësim. Ambasada ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë që kanë për qytetarët amerikanë.

Vend për të patur kujdes për sigurinë, patjetër që ka, por kjo është e gjithëkohshme, për më tepër në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të vështirë.



Paralajmërimi është për të gjithë qytetarët amerikanë, në të gjithë Europën jo vetëm për Shqipërinë. Informacioni është dhënë për të gjitha ambasadat, patjetër edhe për Shqipërinë sepse Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj një regjimi që ka dëmtuar edhe interesat kombëtare shqiptare.

Ne si qytetarë jemi cënuar nga veprimtaria e aktorëve të lidhur me atë shtet dhe që kanë cënuar infrastrukturat tona kritike pavarësisht se kemi marrë cdo masë, të gjitha sistemet janë rikthyer, janë funksionale”, tha Nufi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!