Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTOLAJM/ “Sytë” e Tokës drejt Hënës, niset Artemis II

schedule01:08 - 2 Prill, 2026

schedule 01:08 - 2 Prill, 2026

Pritjes i erdhi fundi/ Misioni historik Artemis II niset drejt Hënës

Pritjes i erdhi fundi, Artemis II është nisur tashmë në misionin historik drejt Hënës, e para pas 53 vitesh.
Raketa 32-katëshe e Sistemit të Nisjes Hapësinore është nisur tashmë me katër astronautë, në këtë mision historik drejt Hënës. Fluturimi gati 10-ditor do të përfundojë me një ulje në Paqësor.



Katër astronautë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në misionin historik Artemis II, i cili shënon rikthimin e fluturimeve të ekuipazhuara drejt Hënës pas më shumë se pesë dekadash. Ky mision i NASA-s synon të hapë një kapitull të ri në eksplorimin hapësinor.
Në krye të ekuipazhit është Reid Wiseman, komandant i misionit.
Pilot i misionit do të jetë Victor J. Glover, i përzgjedhur si astronaut në vitin 2013. Ai ka qenë më parë pilot në misionin SpaceX Creë-1 dhe zotëron tre diploma master.
Në rolin e specialistes së misionit është Christina Koch, e cila gjithashtu u bë pjesë e NASA-s në vitin 2013.
Ekuipazhit i është bashkuar edhe Jeremy Hansen, specialist misioni nga Kanadaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!