Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Demokratët e Durrësit mësyjnë në seli/ Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

schedule23:40 - 1 Prill, 2026

schedule 23:40 - 1 Prill, 2026

Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha po përpiqet ta zvogëlojë me plan partinë, që t’i shërbejë atij.

Në mkë intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se demokratët e kanë braktisur Berishën dhe se nuk merr me shumë se 25 mijë vota në zgjedhjet për kreun e partisë.

“Nuk mund të hedhësh akuza të tilla, është e turpshme. Unë jam mësuar me këto. Objektivi i Berishës është ta tkurrë PD që ajo parti t’i shërbejë vetes së tij. Në rastin konkret, është detyra e atyre që të faktojnë aktivitetin politik të atyre që mendojnë ndryshe. Ai këtë e bën rëndom. Por të ndërtosh akuzë për disa nga figurat, ti ta zvogëlosh me plan këtë parti, ta çosh aq të vogël vetëm sa ta kesh për vete. Ta merr mendja që doktori i ka frikë këto? Është parti e parcelizuar. Shumica e tyre janë të shantazhueshëm, është e vështirë t’i mbledhësh për t’i bërë front Berishës. Këta nuk e rrezikojnë Berishën. Problemi i Berishës, është frika për verifikimin e rezultatit”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!