Analisti Ergys Mërtiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha po përjashton nga partia anëtarë të thjeshtë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mërtiri u shpreh se frika që ka Berisha nga çdo mendim në atë parti është në nivel të tmerrshëm
“Nëse dikur është përjashtuar nga partia Eduard Selami, Neritan Ceka, Preç Zogaj, sot po përjashtohen anëtarë të thjeshtë. Sot ka zbritur goditja poshtë, pa ndonjë përgjegjësi të madhe në struktura. Nëse dikur goditja koka, kreu i një grupimi ndryshe, dhe merrte fund, sot duhet t’i godasësh të gjithë individët një nga një brenda grupimit. Alerti ku ndodhet Berisha dhe frika që ka ai nga çdo mendim në atë parti është në nivel të tmerrshmëm. Ai nuk kërkon që as miza të pipëtijë në atë parti”, theksoi ai./abcnews.al


