Ushtria izraelite njoftoi se 48 oficerë dhe ushtarë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit gjatë luftimeve në jug të Libanit.
Sipas forcave ushtarake, që nga fillimi i luftës me Libanin dhe Iranin, 10 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur.
Luftimet vazhdojnë ndërsa fushatat ushtarake në kufirin verior të Izraelit dhe zonat e Libanit janë intensifikuar. Konflikti ka shkaktuar edhe viktima të shumta midis civilëve dhe luftëtarëve në të dyja anët.


