Presidenti Amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të hënë një vizitë historike në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara ku mori pjesë në séance dëgjimore të Argumenteve nga Departmanenti Amerikan I Drejtëissë mbi ligjshmërinv e një ndër politikave kyçe të administratës së tij mbi emigracionin.
Kreu I Shtepise se Bardhe u be I pari president ne detyre ne Historine e Shteteve te Bashkuara qe ndjek nje séance degjimore ne Gjykaten Supreme.
Në qendër të debatit mbi argumentat mbrojtës përballë gjykatës ishte urdhëri ekzkekutiv I firmosur Nga Presidenti Trump në ditën e tij të parë në detyrë, I cili synon të kufizojë të drejtën për shtetësinë amerikane e cila jepet në mënyrë automatike për fëmijët e lindur në territorin Amerikan, edhe nëse prindërit e tyre nuk janë shtetas amerikan ose rezidentë të përhershëm.
Trump u ul në rreshtin e parë të sallës publike gjatë seancës, por u largua në heshtje pak pasi përfundoi argumentimi i avokatit të administratës së tij, duke mos pritur paraqitjen e palës kundërshtare. Ai u shoqërua nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Vizita e Trump ne Gjykaten Supreme erdhi ne nje kohe tensionesh mes Presidentit dhe Drejtesise Amerikane pasi ne nje vendim te dates 20 Shkurt, Gjykata Supreme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes rrezoi tarifat Tregtare qe Presidenti vuri ndaj qindra vedeve te ndryshme te botes, perfshire edhe partnered e Washingtonit.
Administrata Trump kerkon qe jo cdo femije qe lind ne Shtetet e Bashkuara te marre menjehere Shtetesine Amerikane duke e kufizuar kete te drejte vetem per femijet qe kane prinderit e tyre resident ne Shtetete e Bashkuara si emigrant te ligjshem apo vetem per femijet te lindur nga Prinder Amerikan./abcnews.al


