Diaspora do të mblidhet sërish në Tiranë në datat 13, 14 dhe 15 prill.
Në një intervistë në “News Line” në ABC News, zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino ndau disa nga detajet lidhur me këtë Samit, duke vlerësuar rëndësinë e tij.
Gjatë intervistës, Fino zbuloi se do të jenë të ftuar personalitet të spikatura të Diasporë dhe se ky Samit do të jetë ndryshme në format dhe strukturë, duke vendosur fokusin edhe te rëndësia për integrimin në BE.
Ky Samit vjen pak më ndryshe, jemi më gjerësisht të fokusuara të arritjet. Pra do jetë me gjerë, në Samiti e kaluara është krijuar një bazë e parë si ajo ligjore si ajo institucionale. Këtë radhë do të ketë më shumë ndërveprim. Gjithë njohura që mund të na vijë nga Diaspora, do ketë panele për zhvillimet lokale, do ketë diskutime, seminare, për aspektin e kulturës, remitancat. Padyshim do të ketë personalitete të spikatura nga Diaspora shqiptare”, tha ndër të tjera ajo.
Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se do të bashkohen institucione ekonomike, Kuvendi, shoqëri civile, pra një ndërveprim që mbulon të gjitha fushat dhe sektorët.
“Është bërë një punë e vazhdueshme për të arritur përmbylljen e negociatave në 2027. Samiti do ketë edhe sesione paralele më të ngushta, ku diskutimi mund të jetë më konkret, për politikën e jashtme, arsimin apo bashkëjetesë fetare”, tha më tej Fino, duke shtuar: “E rëndësishme është vullneti politik. Kur bëhet fjalë për integrimin europian shkon përtej politikës. Padyshim është edhe mbështetja dhe suporti i qytetarëve, puna e vazhdueshme që është bërë në nja afat të vogël e të shkurtër”.


