Finalizohet operacioni i koduar “Fugitive”. Në pranga është vënë Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, banues në Këlcyrë.
Sipas hetimeve ka rezultuar se 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
/abcnews.al/


