Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të merrnin peng 17-vjeçarin/ Pogradec, arrestohen dy autorët, dhunuan të miturin në makinë

schedule11:19 - 1 Prill, 2026

schedule 11:19 - 1 Prill, 2026

Pogradec-Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar një 17-vjeçar.

Sipas policisë këta shtetas kanë anë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta.

Më pas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me thikë në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.



Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!