Konsiderohet talent i madh, 17-vjeçari lë PSG-në për Bundesligën

schedule23:51 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 23:51 - 27 Dhjetor, 2019

Mbrojtësi i PSG-së, Tanguy Kouassi, cilësohet si një nga talentet më premtues të francezëve. 17-vjeçari ende nuk ka firmosur një kontratë profesionale me klubin, por sipas ‘Le Parisien’ ai pritet të largohet nga Parisi.

Francezi  flitet se mund të kalojë tek gjermanët e RB Leipzig. Nëse ai do të largohet, atëherë do të ndodhë pas qershorit të vitit 2020, kur i mbaron dhe kontrata me ekipin e të rinjve të PSG-së.

Një kalim në Bundesligë mund t’i japë mundësinë të riut për disa minuta më shumë lojë, pasi te parisienët konkurrenca në mbrojtje është e madhe. Kouassi mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor shkatërrues. /abcnews.al

Tanguy Kouassi, talenti i PSG-së