Erjon Braçe konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai nuk është i zgjedhuri i strukturave të Partisë Socialiste por duket se vetëofrohet për Tiranën.
Deri më tani, kryesocialisti Edi Rama ka thënë se PS-ja do të shkoj drejt lokaleve të 2027 me Ogerta Manastrliun, që e la në mes fushatën pas rikthimit të Erion Veliajt kryetar, edhe pse në qelinë e paraburgimit në Durrës.
Nëse i qëndrohet kësaj deklarate, duket se nga socialistët do të dalin dy kandidatë për bashkinë më të madhe, Manastriliu dhe Braçe.
“Ka një pyetje që përsëritet: e ke seriozisht apo po tallësh me ne. unë nuk tallem kurrë më njerezit dhe nuk ka gjasa që të ndodh me mua. E dyta, e kam seriozisht dhe do ti shkoj deri ne fund”, thotë Braçe.
Deri më tani ai ka bërë disa lëvizje që sinjalizonin ambicien për kandidim, duke denoncuar shpesh problematika që kanë të bëjnë me menaxhimin e Tiranës, kërkesën në KQZ për rezultatet që ai ka marrë në të gjithë zgjedhjet e 30 viteve të fundit, prej momentit kur ka hyrë në gara elekotrale.
“Nuk është ambicia ime personale, nuk është interesi im personal por mendoj që kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri”, shton ai.
Aktualisht, Erjon Brace është i deleguar nga kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, në njësin 5, që e mbuloi edhe gjatë zgjedhjeve të majit për Parlamentin. Socialistët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore, dhe vëc Braces, drejtues politik është edhe Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj.
Në zgjedhjet e fundit, ato për Parlamentin, Erjon Brace ishte pjesë e listës së hapur të kandidatëve për deputetët. Ai pas Blendi Gonxhes ishte socialisti i dytë më i votuar, duke marrë 23 694 vota të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.
Ndërsa socialistët kanë bërë gati të gjithë ekipin drejtues i garës për vendoret 2027, priet të shihen lëvizjet e kryeministrit Rama, nëse do të shkoj me Manastrliun apo rrugës do të ketë ndryshime, për një emër tjetër apo dhe bashkim tek emri i Erjon Braçes./abcnews.al


