Sikur i kishim harruar këto shprehje. Dikur përdoreshin shumë, por ndoshta në Shqipëri thuajse nuk njihet togfjalëshi “syri i keq”, edhe pse në Turqi e vlerësojnë ende qoftë me shaka.
Këtë argument përdor një nga mediat në Trabzon për dëmtimin e Ernest Muçit, ndërsa lojtari shqiptar rrezikon një derbi këtë të shtunë. “Taka Gazete” habitet që ylli kuqezi pësoi lëndim, sepse deri tani këtë sezon nuk kishte pasur asnjë problem.
Në një koment padyshim me shaka, e përditshmja thekson se “duket se Muçi është marrë më sysh”, apo “është goditur nga syri i keq”. Më herët, mediat turke theksonin se futbollisti i kombëtares shqiptare ka mundësi të riaftësohet në kohë për sfidën e nivelit të lartë në Superligën tuke, ku është në lojë titulli.
Trabzonspor prej në fushën e vet Gallatasarajin kryesues, dhe në rast fitoreje, diferenca mes dy ekipeve do të ishte vetëm një pikë, pra gara për kampionatin do të ishte maksimalisht e hapur.
Muçi ka qenë lojtari më I rëndësishëm I ekipit të tij, me 10 gola e 4 asistë në Superligë, dhe me 13 gola e 8 asistë gjithsej në sezon përfshi edhe Kupën e Turqisë apo konkurrimet europiane.


