Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gati financimi për bujqësinë/ Salla: 5.2 miliardë lekë subvencione për fermerët. Hiqet mbështetja për naftën, fonde për tokën e mbjellë

schedule12:10 - 31 Mars, 2026

schedule 12:10 - 31 Mars, 2026

5.2 miliardë lekë do të vihen në dispozicion të bujqësisë shqiptare nga skema kombëtare e financimit ndërsa aplikimet do hapen brenda pak ditëve.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla tha se janë ndryshuar një sërë kriteresh duke bërë të mundur përfitimin  nga më shumë fermerë.

Skema e re për vitin 2026, përfshin, lehtësira, sidomos për blegtorët, të cilët do të përfitojnë financime nga shteti  për një numër më të ulët krerësh.



Ndryshim këtë vit është heqja e skemës së mbështetjes me naftë për fermerët  ndërsa është vendosur që mbështetja do të bëhet për sipërfaqe toke të mbjellë.

Cdo fermer do të marr  100 euro për çdo hektar të mbjellë.

Risi në skemën e bujqësisë  për këtë vit është mbështetja me financime deri në 10 mijëeuro për të rinjtë që duan të merren me bujqësi.

Fokus të shtuar në skemën e re kombëtare do të ketë edhe mbrojtja biologjike në bujqësi, pra që në vend të pesticideve të përdoren insekte për të luftuar dëmtuesit e bimëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!