Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova luan për të gjithë shqiptarët/ Finalja kundër Turqisë, “Dardanët” duan Botërorin

schedule10:28 - 31 Mars, 2026

schedule 10:28 - 31 Mars, 2026

Shprehja “një Komb, një kombëtare” merr kuptim sot më shumë se kurrë. Në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova ka takimin me historinë. “Dardanët” sfidojnë Turqinë në finalen e play off për “Botëroritn 2026”, ndërsa në lojë është ëndrra e të gjithë shqiptarëve.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda është vetëm 90 minuta, ndoshta pak më shumë bashkë me shtesat dhe 11 metërshat e mundshëm, larg kualifikimit për herë të parë në finalet e një Kupe Bote.

Këtë e dinë mirë futbollistët, që në këmbët e tyre kanë shpresat e një kombi të tërë. Për këtë, “Dardanët” duhet të bëjnë një tjetër ndeshje të madhe si ajo e fundit në transfertën kundrë Sllovakisë, por edhe më parë gjatë grupit kualifikues kundër Suedisë, Sllovenisë dhe Zvicrës.



Janë pikërisht këto paraqitje, që shtojnë dozat e optimizmit dhe mbajnë gjallë ëndrrën. Kundër Turqisë, trajneri Franco Foda la të hapur mundësinë për ndryshime në formacion. Por, disa shtylla mbeten fikse në skemat e gjermanit.

Muriç në portë dhe mbrojtja përpara tij kanë dhënë siguri. Po ashtu, dy sulmuesit Muriqi dhe Asllani pritet të nisen sërish nga minuta e parë, ndërsa lëvizje mund të ketë në mesfushë. Dellova është kthyer I gatshëm, ndërsa siç tha vetë trajneri Foda në konferencën zyrtare për mediat, hapësirë mund të ketë edhe për Zhegrovën.

Por, më shumë se zgjedhjet taktike, apo stradegjitë e lojës, në ndeshje si kjo e mbrëmjes së sotme, më të rëndësishme janë dëshira dhe zemra. “Dardanët” kanë treguar se këto nuk iu mungojnë, por iu duhet edhe një sforco e fundit për t’i shfaqur edhe një herë në fushë dhe për të realizuar ëndrrën e madhe të të gjithjë shqiptarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!