Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit/ Skënder Hita merr detyrën

schedule09:46 - 31 Mars, 2026

schedule 09:46 - 31 Mars, 2026

Këtë të martë u zhvillua ceremonia e betimit të Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Merr detyrën drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita. Hita betohet sot për mandatin 5-vjeçar pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme.

Në nisje të fjalës së saj zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh: “Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu.



Ndërsa ministri i Brendshëm Besfort Lamallari theksoi policia ka një rol thelbësor, sepse integrimi në BE nuk është vetëm proces politik, por edhe teknik.

“Në këtë rrugëtim policia ka një rol thelbësor, sepse integrimi në BE nuk është proces politik, por edhe teknik. Është ndërtimi i një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Çdo hap përpara në luftën kundër krimit është një hap më afër Evropës së bashkuar. Kjo është një përpjekje për të garantuar rendin dhe për të shmangur çdo situatë që cenon stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë dhe kjo rrugë nuk do të ndalet”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!