Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

schedule08:44 - 30 Mars, 2026

schedule 08:44 - 30 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne disa pamje nga zona ku po zbatohet projekti “Lungomare 3”, duke njoftuar se punimet janë në fazën përmbyllëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai uroi qytetarët për javën e re, ndërsa theksoi progresin e bërë në aksin e Radhimës, pjesë e këtij projekti transformues.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e transformimit të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.



“Lungomare 3” parashikon ndërhyrje përgjatë vijës bregdetare që shtrihet nga Vlorë drejt Radhimë dhe Orikum, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban të zonës.

Sipas Ramës, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale, duke e bërë këtë segment të bregdetit edhe më tërheqës për vizitorët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!