Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një shekull jetë/ Historia e 101-vjeçarit, rrëfimi i sakrificës e qëndresës përballë regjimit

schedule20:34 - 28 Mars, 2026

schedule 20:34 - 28 Mars, 2026

Në Gurëz të Kurbinit, një burrë 101-vjeçar dëshmon përmes jetës së tij një shekull histori, sakrificë dhe përkushtim ndaj familjes.

Rruga e jetës së Gjokës nuk ka qenë e lehtë. Ai kthehet pas në kujtime, në vitin 1945, kur u arrestua për mosbindje ndaj regjimit të kohës dhe u dënua me burg.

Edhe pse përballë një dënimi të rëndë, ai nuk u dorëzua. Një pjesë të viteve i kaloi në burg, ndërsa më pas vijoi jetën duke punuar me mund dhe përkushtim.



Pas lirimit, Gjoka i përkushtohet punës, duke kaluar mbi tre dekada si shofer në disa prej zonave më të vështira të vendit. Nga Bulqiza në Kukës e Tropojë, ai transportonte krom në kushte të vështira, shpesh në terrene të rrezikshme dhe temperatura ekstreme.

Pavarësisht sfidave, ai ruajti një stil jetese të thjeshtë dhe të shëndetshme, çka sipas tij ka qenë një nga arsyet e jetëgjatësisë.

Por mbi të gjitha, jeta e tij është e lidhur ngushtë me familjen e sidomos me bashkëshorten e tij, me të cilën ka kaluar më shumë se shtatë dekada.

Sot, ata janë prindër të një familjeje të madhe, ku fëmijët dhe të afërmit kujdesen për ta me përkushtim.

Gjoka e përshkruan jetën e tij si të mbushur me punë dhe respekt nga të tjerët, duke mos lënë asnjë profesion pa provuar dhe duke ndërtuar marrëdhënie të forta me njerëzit përreth.

Në Gurëz, familja Gjeka njihet dhe respektohet nga të gjithë. Një jetë e gjatë, e ndërtuar mbi përkushtimin, dashurinë dhe dinjitetin, që sot mbetet një shembull për brezat e rinj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!