Vëmendja nuk vinte vetëm nga Shqipëria.
Silvinjo ishte një kryefjalë edhe në Brazil, dhe eliminimi I kombëtares kuqezi në Varshavë dëshpëroi padyshim tifozët kuqezinj, por edhe shumëkënd në vendin e madh të Amerikës Latine.
Kjo sepse me humbjen e shanseve të Silvinjos, Brazili mbeti pa asnjë trajner në Kupën e Botës të kësaj vere që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Pas disfatës së kombëtares sonë në Stadiumin Kombëtar të kryeqytetit të Polonisë, mediat braziliane ishin vërtet të mërzitura.
E përditshmja më e shquar sportive, “O Globo” thekson se me eliminimin e Shqipërisë së së Silvinjos, Botërori 2026 do të jetë I pari pa një teknik brazilian në histori.
Kishte 22 vjet me të paktën një trajner nga vendi ynë, theksohet, ndërsa në stolin e Brazilit është Karlo Ançeloti.
Televizioni CBN thekson të njëjtën gjë, ndërsa shtohet se në Botërorin 2006, Brazili u përfaqësua me 5 trajnerë, që ishte një rekord.
Po flasim për një vend që ka pasur trajnerë kampionë të botës si Feola, Zagallo, Parreira apo Skolari, ndërsa tani do t’i shpëtonte Silvinjo.
Për fat të keq kjo nuk ndodhi pas 22 Botërorëve, dhe siç thuhet gjithmonë ka një herë të parë.


