Nata pas humbjes me Poloninë duhet të ketë kaluar pa gjumë për futbollistët e kombëtares së Shqipërisë.
Pa buzëqeshje dhe kokat e ulura, si shenja të një zhgënjimi të madh, shfaqeshin qartë te kuqezinjtë, teksa zbrisnin në kompleksin stërvitor të Legias në Varshavë për seancën e parë stërvitore pas ndeshjes së play off.
Skuadra shqiptare nisi përgatitjet për miqësoren kundër Ukrainës, që do të luajë të martën në Valencia.
Një sfidë e paracaktuar nga FIFA mes dy skuadrave humbëse, që kishin të njëjtën rrugë në play off e Botërorit.
Sylvinho dhe stafi teknik i kombëtares e ndau skuadrën në dy pjesë.
Grupi I futbollistëve që zbriti në fushë në sfidën kundër Polonisë, iu nënshtrua një programio rikuperimi me ushtrime në palestër.
Pjesa tjetër me lojtarët që luajtën pak minuta dhe ata që qëndruan në pankinë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, duke marrë edhe ngarkesë fizike.
Me shumë mindësi, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për një miqësore dhe aq më tepër, pas një goditje e rëndë siç ishte ajo e marrë nga Polonia, do të jetë ky grup lojtarësh që do të ketë më shumë hapësira në sfidën kundër Ukrainës.
Duke nisur nga e shtuna, kombëtarja e Shqipërisë do të përgatitet në Valencia për miqësoren që askush nuk do të donte ta luante.


