Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreziku nga shkëmbinjtë e Torovicës/ Nis operacioni për shpërthimin e masivit shkëmbor buzë rrugës

schedule18:47 - 27 Mars, 2026

schedule 18:47 - 27 Mars, 2026

Pas vitesh pritjeje, ka nisur ndërhyrja për eliminimin e rrezikut nga shkëmbinjtë në malin e Torovicës, në Lezhë një zonë problematike për sigurinë e banorëve dhe qarkullimin rrugor.

Operacioni po realizohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me emergjencat civile dhe Policinë e Shtetit. Fillimisht po vendosen masa mbrojtëse, ndërsa më pas pritet të kryhen shpërthime të kontrolluara për largimin e masiveve shkëmbore.

Banorët e vlerësojnë ndërhyrjen, por kërkojnë që ajo të shtrihet në të gjithë segmentin e rrugës, ku rreziku mbetet i lartë.



Një  ngjarje tragjike ndodhi në këtë zone në vitin 2017. Rënia e një shkëmbi në aksin Balldre Torovicë shkaktoi humbjen e tre jetëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!