Nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
KQZ-ja ka dhjetë anëtarë dhe kryetarin e saj, dhe për anëtarin e fundit, Osmani i është drejtuar për sqarim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Anëtarët që dhanë betimin janë: Alban Krasniqi dhe Violeta Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Stefan Filipoviq nga Lista Serbe, Mufera Sinik nga partia turke , Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Shukrije Stolla nga Partia Socialdemokrate e Ashaklinjve.
Më 24 mars, Osmani iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së, pasi LVV-ja kërkoi tre anëtarë, ndërsa PDK-ja dy.
Presidenca tha se partitë kanë bërë më shumë propozime seç parashihet me Kushtetutë.


