Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova pranë Botërorit/ Shabani: Biletat për ndeshjen me Turqinë u shitën brenda 3 orëve

schedule17:23 - 27 Mars, 2026

schedule 17:23 - 27 Mars, 2026

Kosova surprizoi me katër gola të shënuara në ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Gazetari Andi Shabani tha se Kosova është shumë pranë një arritjeje historike, duke theksuar se pak kush e kishte besuar që një skuadër kaq e re do të ishte në prag të Botërorit. Ai shtoi se ndeshja vendimtare ndaj Turqisë ka mobilizuar tifozët, me biletat që u shitën brenda pak orësh dhe organizime të mëdha në qytete për ta ndjekur sfidën.

 “ Ishte një natë që u festua gjatë dhe vëmendja shkoi te ndeshja e radhës me Turqinë, pasi ajo është vendimtare. Pak kush e ka besuar që një skuadër e re do të ishte kaq pranë Botërorit.



Kanë qenë më pak se tre orë që janë shitur biletat, dhe kjo ishte një praktikë që e kishin përdorur edhe shtetet që ishin pjesë e fazës play-off. Për ata që kanë arritur të blejnë një biletë, ishte një festë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” nxë vetëm 13 mijë persona, por po organizohet që nëpër sheshet e qyteteve të ketë ekrane të mëdha për t’iu bashkuar festës. Infrastruktura është një problem.

Para ndeshjes me Sllovakinë, u tha se kampionati i ardhshëm do të sjellë ndryshime. Kosova ka arritur të luajë një finale përpara Evropianit; ishte befasi dhe papritshmëri. Ishte e pamundur të mendohej një fitore ndaj Suedisë, të cilën e mundi dy herë.

Turqia është një skuadër e fortë me yje që luajnë në kampionate elitare.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!