Spektakli që kombëtarja e Kosovës dhuroi në fushën e gjelbër të Sllovakisë u ndoq në Prishtinë nga qindra tifozë në sheshin qëndror të qytetit ku komuna kishte vendosur një ekran gjigand për të ndjekur ndeshjen.
Tifozët ndoqën deri në minutat e fundit çdo lëvizje të lojëtarëve të tyre edhe pse temperaturat në Kosovë mbrëmjen e djeshme ranë nën zero.
Të mbushura plotë ishin edhe baret dhe lokalet në kryeqytet.
Festimet vijuan edhe pas mesnate.
Rrugët e kryeqytetit u mbushën me makina që festonin më flamuj të Kosovës, atë kombëtar kuq e zi dhe këngë patriotike.
Të mbushura me reagime dhe krenari për fitoren me plotë katër gola në portën e kundërshtarit ishin edhe rrjetet sociale.
Spektakli i futbollit u shoqëruar edhe me ironi për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Sllovakia.
Ata shkruajnë se edhe pse Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet i lirë, të paktën nuk do ta harrojë kurrë.
Mes urimeve të shumta, ishte edhe ajo e ambasadës amerikane në Prishtinë./abcnews.al


