Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antonio Costa: Sulmet kundër popullit të Izraelit nga Irani dhe Hezbollahu duhet të ndalen menjëherë

schedule23:21 - 26 Mars, 2026

schedule 23:21 - 26 Mars, 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa shprehu sot solidaritetin e BE-së me popullin izraelit. Costa, gjatë një telefonate me Presidentit të Izraelit Isaac Herzog foli për luftën në Lindjen e Mesme.

“Shpreha solidaritetin e BE-së me popullin e Izraelit duke pasur parasysh sulmet e përditshme nga Irani dhe Hezbollahu. Sulme të tilla duhet të ndalen menjëherë”, tha Costa në një postim në platformën X.

Gjithashtu bëri thirrje edhe për mbrojtje të civilëve.



“Mes dhunës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, bëra thirrje për deeskalim dhe përmbajtje maksimale, për mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha palët”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!