Shqipëria luan mbrëmjen e sotme sfidën e madhe me Poloninë, fitore e cila do t’i sigurojë biletën për Botërorin.
Ndeshja do të nis në orën 20:45, ndërkohë që qytetet në vend janë veshur kuq e zi. Këto janë pamjet nga Vlora, qyteti i pavarësisë, ku shihen qytetarë të shumtë dhe biznese të cilat janë në sinkron me ngjyrat e Kombëtares dhe mbështesin ekipin e futbollit.


