VARSHAVË-Pritjes i erdhi fundi. Në orën 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë ka takimin me historinë dhe kërkon ta rishkruajë atë në Varshavë, në ndeshjen e parë në play off e “Botërorit 2026”.
Kombëtarja shqiptare largohet nga hoteli drejt stadiumit nën mbështetjen e tifozëve shqiptarë në Varshavë.
ABC News ka siguruar momentin kur lojtarët e Shqipërisë nisen drejt stadiumit për sfidën me Poloninë, ndërsa qindra sportdashës i kanë shprehur mbështetjen e tyre lojtarëve për një rezultat pozitiv.
Skuadra kuqezi nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë një Kupe Bote, ndërsa Polonia është pengesa e parë drejt realizimit të ëndrrës së madhe./abccnews.al


