Presidenti Amerikan Donald Trump mbajti këtë të enjte mbledhjen e parë të kabinetit të tij që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme kundër Iranit ku zbuloi për mediat atë që ai e quan dhuratë që Washingtoni ka marrë dhuratë nga negociatat e deritanishme nga Teherani. Kreu i Shtëpisë së Bardhë zbuloi se Irani ka pranuar të lejojë kalimin e sigurtë të 8 cisternave në Ngushticën e Hormuzit, atje ku aktualisht janë të bllokuara mbi 2 mijë anije.
“Ata na thane se per t’iu treguar ju se jemi serioz dhe te besueshem ne negociata ne do tiu japim ju 8 cisterna te medha me nafte, duke lejuar kalimin e tyre te sigurte permes ngushtices se Hormuzit .”
Trump nuk u tërhoq nga qëndimi i tij se ishte Irani ai që ishte lutur për negociata ndërsa ripërsëriti kërcënimin e tij se ferri do të shpërthente mbi Teheran nëse ky i fundit nuk do të pranonte humbjen dhe arritjen e një marrëveshje.
“Janë ata që po luten të bëjnë një marrëveshje dhe jo unë. Ata po luten për një marrëveshje. Kushdo që sheh cfarë po ndodh atje do ta kuptonte pse ata duan tv bëjnë një marrëveshje. Ata thonë ndërkohe ohh jo nuk po flasim me ta. Vetëm një budalla mund ti besonte këto deklarata, ata nuk janë budallejnë . Shikoni ata janë shumë të zgjuar, në një farv mënyre janë negociatorë të shkëlqyer. Une e kam thvnv ata janë luftëtarë të këqinjë, por si negociator janë të shkëlqyer.”
Presidenti Ameikan Donald Trump deklaroi se lufta me shumë gjasë do të përfundojë brenda afatit 6 javësh që Washingtoni kishte parashikuar ndërsa nuk nguroi të thumbonte sërisht Europën dhe NATO-n duke deklarua se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë mend gjatë mungesën e gatishmërisë së tyre për të ndihmuar.
“Askush nuk eshte ne gjendje te krahasohet me kapacitetin ushtarak te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Europa nuk mund te krahasohet me Shtetet e Bashkuara. Ata jane patate te vogla. Kjo eshte arsyeja se perse jam kaq i zgjenjyer me NATO-n, sepse kjo ishte nje prove per ta. Ata mund te na ndihmonin, nuk kishin pse e benin por mudn ta benin. Ne do ta kujtojme gjithmonë kete, do t’ua përmendim pas disa muajsh. Ne nuk harrojme kurre.”
Mediat Shteterore Iraniane raportuan pasditen e kësaj te enjteje se Teherani i ishte përgjigjur planit me 15 pika te Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke i derguar nje mesazh Uashingtonit permes vendeve negociatore, ku ishte theksuar se plani i Uashingtonit Unilateral dhe i padrejte. / abcnews.al /


