Turizmi,bujqësia,digjitalizimi dhe energjia e rinovueshme janë katër sektorët ku Shqipëria synon të thithë sa më shumë investime të huaja. Në forumin e investimeve “Matchmaker Albania” me rreth 1 mijë pjesëmarrës nga 40 vende të botës kreu i qeverisë Edi Rama tha se klima e të bërit biznes në vend është shume favorshme dhe kompanitë e huaja duhet të përfitojnë.
Ndërsa hodhi poshtë zërat kritikë kryeministri Rama tha se tashmë Shqipëria është një vend që e ka lënë pas korrupsionin.
Platforma “Matchmaker Albania” synon të krijojë ura konkrete bashkëpunimi dhe të nxisë investime të drejtpërdrejta në sektorët me potencial të lartë zhvillimi në Shqipëri


